Erdogan

Erdogan: Retorika anti-myslimane është aparati me të cilin politikanët perëndimorë mbulojnë dështimet e tyre

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se retorika anti-islame dhe anti-myslimane është aparati me të cilin politikanët perëndimorë mbulojnë dështimet e tyre dhe se qëllimi kryesor i iniciativave të tilla, të udhëhequra nga presidenti francez, Emmanuel Macron, është të merren me Islamin dhe myslimanët. Ai drejtoi një mesazh me video në një takim të ministrave, presidentëve, kryemyftive të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe vendeve vëzhguese, të organizuar përmes internetit nga Drejtoria Turke e Çështjeve Fetare. Duke folur për vështirësitë  me të cilat përballet bota Islame sot, Erdogan theksoi se myslimanët përballen me shumë probleme të komplikuara, nga terrorizmi te uria, nga injoranca te padrejtësia, te konfliktet e brendshme. “Unë besoj se, si myslimanë, ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin më shumë dhe të shkëmbejmë ide më shpesh në këtë kohë të dhimbshme dhe plot tundime që po kalojmë”, tha ai, raporton Anatolia. Ai tha se thirrjet dëgjohen sot nga qytetet e lashta islamike që kanë ndriçuar njerëzimin për shekuj dhe mbahen mend për dijen, mençurinë dhe paqen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …