Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, pas takimit me kryetarin e Shqipërisë, Bujar Nishani ka thënë se Shqipëria është vend kyç për stabilitetin në Ballkan. Duke folur për fëmijërinë e tij Erdogan ka rrëfyer për një lidhje të ngushtë dhe emocionale me shqiptarët, shkruan “haberturk”. “Në vendin ku kam lindur unë, fqinjët e parë i kemi pas shqiptarë. Mund të them se jam rritur në duart e nënës shqiptare. Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë”, është shprehur Erdogan. Erdogan ka përmendur investimet turke në Shqipëri duke thënë se kapin shumën mbi 3 miliardë euro. Erdogan falënderoi kryetarin Nishani për përkrahjen e tij në luftën kundër FETO-s, ndërkohë që ka shtuar se Turqia do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbrojtur Shqipërinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …