leoni

Erdogan

Erdogan: BE më shumë kujdeset për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për sirianët

Kryetari i Turqisë, Erdogan, ka deklaruar se Bashkimi Evropian më shumë kujdeset për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për sirianët. Bllokut me 28 anëtarë të këtij unioni duhet t’i vijë turp që nuk i gjendet pranë miliona grave dhe fëmijëve që zgjasin dorën për ndihmë. Gjatë muajve të fundit, marrëdhëniet mes BE-së dhe Ankarasë zyrtare kanë qenë mjaft të tensionuara për shkak të debateve në lidhje me liberalizimin e vizave. Kjo situatë mund të kërcënojë edhe implementimin e marrëveshjes së firmosur për menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve. Kryetari i Turqisë ka drejtuar akuzat e tij të drejta Bashkimit Evropian duke deklaruar se blloku me 28-anëtarë kujdeset më shumë për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për qytetarët sirianë që ndodhen në luftë. Deklarata e tij pritet që t’i tensionojë edhe më shumë marrëdhëniet mes palëve. Gjatë deklaratës së tij, presidenti turk tha gjithashtu se perëndimi ka ende mendime për pro skllavërisë dhe kolonializmit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …