Turqia

Erdogan; Situata në Rripin e Gazës ka arritur deri në këtë pikë për shkak të paaftësisë së vendeve myslimane për të reaguar

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan tha se situata në Rripin e Gazës ka arritur deri në këtë pikë për shkak të paaftësisë së vendeve myslimane për të reaguar, raporton Anadolu. Presidenti Erdoğan mbajti fjalim në Samitin e Përbashkët të Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam  dhe Ligës Arabe që po mbahet në Rijad të Arabisë Saudite. Përderisa disa vende perëndimore i ofrojnë të gjitha llojet e mbështetjes Izraelit, paaftësia e vendeve muslimane për të reaguar e ka sjellë situatën deri në këtë pikë”, theksoi presidenti Erdoğan. Ai rikujtoi se deri më sot, 50 mijë palestinezë, 70 për qind e të cilëve fëmijë dhe gra, “janë martirizuar në masakrat e kryera nga Izraeli në Gaza dhe territoret e tjera palestineze. Izraeli nuk toleron madje as dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe ka muaj që i mban në pritje materialet e ndihmave të dërguara në Egjipt”, tha Erdoğan, duke shtuar se Türkiye deri më sot ka dërguar mbi 84 mijë tonë ndihma në Gaza dhe është gati të dërgojë shumë më tepër kur të hiqen pengesat.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …