Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në fjalimin e tij tradicional paszgjedhor ka deklaruar se “fitues janë Turqia dhe demokracia”. “Si çdo vullnet i popullit tonë, edhe ky rezultat zgjedhor është më se i mirëpritur për ne. Fitues nuk jemi vetëm ne. Fitues janë Turqia dhe demokracia”, tha presidenti Erdogan pas rizgjedhjes së tij president i vendit. Sot nuk ka humbur askush dhe të gjithë 85 milionë qytetarët kanë fituar. Tani është koha për t’u bashkuar dhe për t’u integruar rreth synimeve dhe ëndrrave tona kombëtare”, shtoi ai. Njëra një ndër zgjedhjet më të rëndësishme të jetës tonë politike shumë-partiake”, kombi turk mori vendimin në favor të “Shekullit të Turqisë”. “Tashmë me përfundimin e zgjedhjeve, të gjithë kohën dhe energjinë tonë do t’ia kushtojmë plotësisht punës, veprave dhe shërbimeve”, tha ai. “Do të vazhdojmë rrugëtimin me siguri dhe stabilitet. Projektojmë një ekonomi prodhuese me një reputacion ndërkombëtar të fokusuar në menaxhim financiar, investime dhe punësim”, theksoi presidenti turk.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …