Turqia dhe Irani janë dakord për rëndësinë e shmangies së hapave që do të kërcënonin më tej sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu. “Ne diskutuam nevojën për t’i dhënë fund sulmeve çnjerëzore të Izraelit ndaj Gazës dhe për të ndërmarrë hapa urgjentë drejt vendosjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij iranian Ebrahim Raisi pas takimit të tyre në Ankara. Turqia ka dërguar mbi 30 mijë tonë ndihma humanitare për palestinezët në portin Al-Arish në Egjiptin verilindor, duke përfshirë 26 mijë tonë miell, që nga 7 tetori, Erdoğan tha: “Ne përsëritëm mbështetjen tonë për kauzën e drejtë të Palestinës dhe riafirmuam angazhimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin për këtë çështje”. Të dy presidentët gjatë takimit kanë shkëmbyer mendime edhe për zhvillimet e fundit në Palestinë, Siri, Irak, Afganistan dhe Kaukazin e Jugut, njoftoi Erdoğan.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …