Turqia do ta vazhdojë luftën e saj të drejtë kundër terrorizmit derisa të mos jetë më nën kërcënimin terrorist, tha sot presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu. “Lufta jonë do të vazhdojë derisa Turqia të çlirohet nga kërcënimi i terrorizmit separatist”, tha Erdoğan në një tubim në qytetin Çorum të Detit të Zi në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 31 mars. Duke treguar se si terroristët u përpoqën të rrethojnë Turqinë duke krijuar një korridor terrorist në Sirinë fqinje dhe se si grupi terrorist DEASH kishte sulmuar vendin, Erdoğan tha se Ankaraja i kishte zmbrapsur këto sulme përmes operacioneve në veri të Sirisë, afër kufirit turk. Ne pastruam foletë e terroristëve me një strategji që synon eliminimin e burimit të terrorizmit. Ne e bëmë atë në Gabar, e bëmë në Tendurek dhe e bëmë në Bestler-Dereler”, shtoi ai, duke iu referuar zonave në turke pranë kufijve, ku terroristët janë strehuar, kanë kaluar kufirin kur kanë mundur dhe kanë planifikuar sulme. Tani, me ndihmën e mjeteve ajrore të armatosura pa pilot, Turqia mund t’i largojë terroristët 300-350 kilometra nga kufiri, duke i dërrmuar ata, tha Erdoğan.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …