leoni

Erdogan uron Metën dhe e fton për vizitë zyrtare

Erdogan uron Metën dhe e fton për vizitë zyrtare

Kryetari i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen e tij në postin e kreut të Shqipërisë. Urimi është marrë nga Kryetari i zgjedhur i Shqipërisë përmes një bisede telefonike që është zhvilluar mes të dyve. “Ju falenderoj për kontributin tuaj si kryetar Kuvendi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, është shprehur në telefonatën e tij kryetari turk, që më pas ka ftuar Metën në një vizitë zyrtare në Turqi. Nga ana e tij, Ilir Meta ka shprehur besimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. “Rajoni përballet me sfida të mëdha stabiliteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për gjithë rajonin. Të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionale e vëllazërore midis dy vendeve. Forcimi marrëdhënieve tona do t’i shërbejë sigurisë rajonale e luftës kundër terrorizmit”, është kryetari Meta.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …