Eren Boksaç: Komuniteti Turk i Kosovës dha një shembull për komunitetet e tjera duke i dal në mbështetje subjektit përfaqësues

Eren Boksaç: Komuniteti Turk i Kosovës dha një shembull për komunitetet e tjera duke i dal në mbështetje subjektit përfaqësues

Sot, nevoja për të bërë këtë deklaratë ka lindur në mënyrë që të shmangen keqkuptimet e mundshme të deklaratës së anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të subjektit tonë politikë. Në këtë rast, duhet të theksuar se institucioni në të cilin ai po shërben nuk është një vend për të bërë politikë dhe se i njëjti duhet të përqendrohet në aspektin profesional të punës sesa në interpretimet politike.

Në anën tjetër, është një fakt i pamohueshëm që disa retorika dhe veprime të përdorura në procesin zgjedhor shqetësuan thellësisht ne dhe gjithë komunitetet e tjera jo-shumicë që jetojnë në Kosovë. Me rezultatet e zgjedhjeve, dolën në dritë ndjeshmëritë e krijuara nga subjektet që veprojnë në skenën politike dhe që përfaqësojnë komunitetet shumicë për të ndërhyrë në “punët e brendshme” të komuniteteve. Në këtë kontekst, reagimi i shprehur nga anëtari ynë i KQZ-së në takimin e sotëm do të diskutohet me bashkëbiseduesit e duhur në rrethana të përshtatshme.

Nuk duhet harruar që kuotat parlamentare të siguruara me Kushtetutë janë garancitë më të rëndësishme të përfaqësimit politik atyre që pasurojnë Republikën e Kosovës e që i përkasin komuniteteve turke, boshnjake, rome, ashkali, egjiptiane dhe gorane. Prandaj, duhet pasur kujdes për të mbrojtur përfaqësimin politik të komuniteteve nga

ndërhyrjet. Në këtë pikë, përgjegjësia për të parandaluar ndërhyrjet e mundshme duke ruajtur unitetin dhe solidaritetin e komuniteteve nuk mund të mohohet. Në këtë drejtim, me qëndrimin që theksoi unitetin dhe solidaritetin e paraqitur në zgjedhjet e 14 Shkurtit, Komuniteti Turk i Kosovës dha një shembull për komunitetet e tjera duke dal në mbështetje subjektit, i cili është përfaqësuesi i vërtetë politik i shoqërisë sonë.

Së fundmi, duhet të theksuar qytetarëve dhe votuesve tanë të nderuar që subjekti ynë politik, i cili do të përfaqësohet me dy deputetë si rezultat i zgjedhjeve të 14 Shkurtit, do të vazhdojë të ruajë rolin e vet konstruktiv, të përqëndruar në rimëkëmbjen institutcionale dhe strukturore të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë

Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. …