Erhard Buhler

Erhard Buhler: Kosova nuk ka përse të brengoset, ajo ka forcën e NATO-s brenda vetes me gjashtë mijë ushtarë të KFOR-it

Ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Buhler, ka deklaruar se Kosova është në një situatë të rehatshme në aspektin strategjik dhe se nuk ekziston ndonjë kërcënim real, prandaj sipas tij qytetarët nuk kanë arsye të frikësohen. Megjithatë, është shqetësuese lufta hibride e Rusisë në Evropë. Ne duhet të jemi të qartë se Rusia po ndërmerr një fushatë të luftës informative kundër Perëndimit, dhe po përpiqet që të destabilizojë shoqëritë tona me anë të dezinformatave, me atë që quhet luftë hibride. Ai po përpiqet që të ndikojë edhe të Serbia që të i bashkohet kçsaj lufte, deklaroi Buhler për RTK-në. Duke folur lidhur me sulmin e Banjskës, ish komandanti i KFOR-it tha se ka qenë një sulm terrorist dhe se kur ka parë pamjet nga trajnimet që ky grup kryente në Serbi, i është kujtuar edhe vendi ku janë kryer këto trajnime për sulmin në Banjskë.  Kosova ka forcën e NATO-s, gjashtë mijë ushtarë të KFOR-it brenda saj. Ju mund të argumentoni se mund të mos jenë të mjaftueshëm për të mbrojtur Kosovën në rast të një sulmi më të gjerë, por kur flas për situatën e rehatshme strategjike, nënkuptoj që më së pari ekziston Rezoluta e Këshillit të Sigurimit dhe kjo i jep KFOR-it mandat të qartë për të ofruar ambient të sigurt në Kosovë”, deklaroi Buhler.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …