Ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Buhler, një intervistë për Dojçe Vele në gjuhën serbe, ka deklaruar se palët nga Kosova dhe Serbia duhet sa më parë të çarmatosen verbalisht. Kërcënimet nga njëra anë janë po aq të rrezikshme sa edhe kërcënimet nga ana tjetër. Ai tha se para se Kosova dhe Serbia të merren me detaje teknike, duhet të merren me pajtimin mes vete. Përgjegjësi për këtë kanë të dyja palët, mirëpo më së shumti ajo serbe sepse në qeverinë e Serbisë kanë përgjegjësi edhe politikanët që kanë qenë aktivë në kohën e Millosheviqit. Kjo vlen edhe për politikanët në Kosovë, të cilët nuk duhet të punojnë tani për përshkallëzim, por për shtendosje dhe pajtim. Nëse ky synim pranohet nga të dyja palët, dhe kjo është ajo për të cilën po përpiqet komuniteti evropian, atëherë natyrshëm do të pasojnë detajet teknike, theksoi mes tjerash gjenerali gjerman, Erhard Buhler, në intervistën e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …