Ish zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek ka thënë se BE duhet ta ndryshojë strategjinë e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha shtetet t’i pranojë në anëtarësi. Busek nga Vjena ka thënë se është e pakuptimtë “të luhet doktori” dhe të bëhen përpjekje që diçka të përmirësohet. “As jugu i Italisë nuk është i hapur për BE-në por është pjesë e saj. Për ne është e nevojshme që i tërë Ballkani të jetë pjesë e BE-së. Çka do tjetër do të ishte e padrejtë”, u shpreh ai. Busek ka thënë se shumë instrumente të BE-së janë vjetërsuar dhe në mesin e tyre është edhe rotacioni i kryesimit. “Nuk jam i sigurt se sa është kjo ende e pranueshme”, u shpreh ai. Busek po ashtu ka theksuar se presidenca e BE-së nuk është aspak e lehtë për shkak të telasheve aktuale në kontinent.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …