Në reagimin nga paraburgimi kryebashkiaku i Tiranës , Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të Sali Berishës arrestimin e tij me kërkesë të prokurorit të SPAK Ols Dado. Në një adresim të tij ai ka shkruar, të dashur miq, më lejoni ta vijoj çmontimin e dosjes farsë. Goditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrina, që bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës. Me siguri menduan që duke më mbyllur brenda pa gjyq, do të më mbyllnin gojën dhe s’e kanë menduar keq, se kështu bënte edhe Saliu kur degdiste kolegët mjekë në internim.
