PS është forca më patriotike në Shqipëri, ajo nuk e cilësoi UÇK-në terroriste dhe nuk votoi raportin e Dick Martit

Erion Veliaj: Sot paraqita një akuzë kundër Sali Berishës, i cili ka mbi 30 vjet shan dhe mallkon këdo, por çdo gjë ka një kufi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sot isha unë nismëtar i një akuze kundër,  Sali Berishës, që ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon këdo, por çdo gjë ka një limit. Ekziston një shprehje që thotë: Hapi rrugë budallait dhe të ligut. Por unë nuk e besoj këtë shprehje. Unë besoj se në një vend demokratik, as budallait dhe as të ligut nuk i duhet hapur rrugë. Këto historitë me iranianë, Sali Berisha duhet t’i provojë në gjykatë dhe këto historitë me gardat revolucionuare, me fotografi fiktive, me shpifje dhe akuza të paqena, Sali Berisha duhet t’i provojë në gjykatë. Ka kaq kohë që më fton në debat, sot ishte momenti për të ardhur si burrë. Sali Berisha nuk është burrë! Në këtë e dimë të gjithë. Është frikacaku më i madh i këtij vendi. Është 80 vjeç dhe njerëzit më thonë lërë se ka roitur. Sali Berisha është njeri i lig, ai  ka mbjellë urrejtje përçarje dhe shpifje dhe ka promovuar kulturën që ti hidh baltë, mjafton që ta njollosësh dikë pa pikë përgjegjësie”, tha Veliaj.  Sot gjykata vendosi që në datën 19 Maj në orën 10:00, Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë. Që të akuzosh gjithë dynjanë dhe të mos paraqitesh në gjykatë, të thuash shpifjet nga më monstruoze, t’i futesh njerëzve te vrima e çelësit, poshtë fustanit, në krevat, të merresh me gjithë familjet e gjithë dynjasë dhe të mos kesh kurajon civile të vijë në gjykatë. Policia, sipas vendimit të gjyqtarit, duhet të bëjë detyrën dhe të sjellë forcërisht Sali Berishën, që të përballet me akuzat dhe shpifjet që janë të padenja, jo për një plak 80-vjeçar, por për këdo që jeton dhe angazhohet publikisht dhe që e ka përdorur prezencën e vet publike si një qysqi dhe një kokëdash vetëm për të shkatërruar normat dhe vlerat në këtë shoqëri”, theksoi Veliaj. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …