Qё nё kёtё vend me afro 25 vite demokraci shumё gjёra as qё nuk i afrohen demokracive, kjo fatkeqёsisht nuk ёshtё ndonjё surprizё e madhe, sepse ata qё e quanin botёn e lirё kapitalizёm gjakatar, shtypёs e barbarё, i zgjodhёn tё jenё nё krye tё demokracisё, jo pёr tё lёpirё atё qё pёshtynё, por tё pёshtyrё atё qё erdhi. Qё nё kёtё vend disa njerёz qё ҫirreshin nё fillimviteve 90 pёr Amerikёn dhe Europёn (qё tё na bindnin se nuk janё mё ata tё djeshmit), tani nё histeri i quajnё pёrfaqёsuesit e tyre kinezё, putana, tё korruptuar ..etj, pёrsёri nuk surprizon askёnd.
Nuk janё bllokmenё. Janё po tё njejtit servilё sahanlёpirёs, spiunё, shёrbёtorё dhe bashkёpunёtorё tё zellshёm tё diktaturёs sё errёt, qё kanё ndryshuar vetёm lukun, jo shpirtin katran e tё fёlliqur, tё ngjyer e zhgёrryer nga krimet makabre. Janё ata qё e kanё gjumin e trazuar nga ёndёrrat e viktimave tё tyre tё cilёt tmerrohen kur i buzёqeshin, drithёrohen kur i qortojnё, djersiten kur i pёrkёdhelin, zgjohen plot ankth kur i prekin…. Dhe sapo zgjohen, sёrish i njejti avaz, na hakёrrehen, na dhunojnё, na poshtёrojnё, na vjedhin, na vrasin… me shpresёn se kёshtu mund tё shpёtojnё. Ёshtё e vetmja shpresё qё u ka mbetur.
Dhimbshёm them: na e bёjnё mirё. E kemi pak. Kur sytё verbohen dhe veshёt shurdhohen e keqja tё mbyt me ёmbёlsi… pa e ndierё, tё ligёshton gёzueshёm, tё bastis dinjitetin nё kёrshёri, ta gris shpirtin me orgazёm urrejtjeje, tё grabit lirinё me tesёr partie, ta merr jetёn me ‘heroizёm nacionalist’. Kjo ёshtё anestezia e krimit, qё hipnotizon ҫdo realitet me marifetet hileqare: pushtet, para dhe media.
Ne nuk jemi mё pak se francezёt, anglezёt, amerikanёt, turqit, grekёt, francezёt.., sepse jemi njerёz si ata, pavarёsisht se historia na ka dhёnё goxha shuplaka, mё shumё se njё milionёt e rilindjes. Ta themi troҫ, mos hiqemi sikur s’kuptojmё. Kemi dashur vetё kёshtu, i kemi lejuar, dhe mirё na e kanё bёrё. Kur fajet i kёrkon tek tё tjerёt, nuk ke bёrё asnjё, vetёm sa i ke shtuar njё tjetёr gabim ҫarҫafit tё paaftёsisё tёnde.
Shpeshherё heshtja ёshtё ajo qё e vret njeriun dhe e fajёson nё pёrjetёsi.
E ngushёlloj me vete avokat Ngjelёn, kur ҫdo ditё na kujton miqёsinё dhe interesat e pёrbashkёta me SHBA-nё dhe BEnё, i zhgёnjyer nga paaftёsia pёr t’i bёrё gjёrat vetё, i frikёsuar, mbase dhe ata do tё lodhen njё ditё me ne.
Shumica e politikanёve tanё nuk mund tё dalin mbi vetveten pёr njё interes kaq tё madh tё shqiptarёve, sepse nuk kanё vetvete. Nuk kanё qenё asnjёherё vetja e tyre. Por ҫ’tё keqe ka fundja, kur ke miq qё bashkohen me interesat e tua, qё tё duan edhe kur se meriton. Kjo miqёsi nuk ka pse na turpёron deri nё ata pikё sa tё pranojmё mizerabilitetin tonё politik nё utopinё e njё ndryshimi nga vetё ne. Nё kёtё rast e rёndёsishme ёshtё ҫfarё, jo kush.
Optimist i pandreqshёm, mё thonte dikur njё miku im, kur ndanim bashkёn shpresёn se ky vend do tё bёhet. Unё vazhdoj tё jem po aq optimist miku im. Ҫёshtja ёshtё shumё e thjeshtё, nёse di tё zgjedhёsh midis “tё jesh apo tё kesh”.
Antivetingu ёshtё vetёm simbolika e refuzimit tё diҫkaje mё tё rёndё, dhe frika e korrupsionit apo krimit tё organizuar ёshtё pjesa mё e papёrfillshme e tij. Antivetingistёt, nё fakt po i bёjnё njё nder tё gjithё atyre qё ende nuk e kanё kuptuar/pranuar se ҫ’ka ndodhur me kёtё vend kёto 25 vite. Pёrtej hipokrizisё politike, tё fshehur mjeshtёrisht nga makeupet mediatike, tё gjithё shqiptarёt janё nё njё anё me SHBA dhe BE, kёshtu qё antivetingistёt nuk mund tё pёrfaqёsojnё mё tej aspiratat e popullit shqiptar.
Refuzimi ndaj SHBAsё dhe BEsё ishte vija e kuqe qё i ndan me shqiptarёt. Ky ёshtё thelbi i problemit. Antivetingistёt janё rreshtuar nё anё tё kundёrt tё interesave tё mёdha gjeopolitike, tё cilat fatmirёsisht pёrkojnё me ato tё shqiptarёve.
Nuk po zgjatem mё tej me Fazlliҫё e Arkanё, tё cilёt nuk e rrezikuan asnjёherё sovranitetin tonё, qё tani po na u rrezikuara nga SHBA dhe BE-ja.
Nuk ka mbetur asgjё pёr t’u thёnё. Gjёrat janё tё qarta.
Megjithёse bota e krimit dhe korrupsionit tё kollarisur, me hallin qё e ka zёnё, duket pararoja antivetingiste e antiperёndimore, nё prapavijё janё rreshtuar strukturat paralele tё Gylenit. Kjo pёrbёn rrezikun mё tё madh sepse tё gjitha fijet bashkohen nё njё dorё tё fshehtё qё i dirigjon. Sipas analistёve tё huaj, Shqipёria ёshtё vendi mё i prekur nga grupimi okult i Gylenit.
Njerёzit e Gylenit, me valixhe nё duar, kanё thyer me kohё kangjellat e institucioneve tё shtetit dhe janё prezent nё PARLAMENT, PARTI POLITIKE, KLD, PROKURORI, GJYKATA, SHISH, MINISTRI, MEDIA, BIZNESE, OJF, RRJETE SOCIALE… etj. A mund tё mё thotё dikush ҫ’i duhen kёto njё imami ‘tё moderuar’ me katёr klasё shkollё?
Justifikimi i disave, se mbёshtesin Gylenin pёr shkak tё autoritarizmit otoman tё Erdoganit, ёshtё njё farsё e shёmtuar. Fundja pёrse duhet me patjetёr tё mbajmё anё prej militanti nё njё pёrplasje turqish?
Me gjithё tendencat e shfaqura shpesh nga qeveria turke, njerёzit e Gylenit ja kanё dalё tё jenё pararoja e fshehur dhe reale e otomanizimit nё Ballkan pёr njё arsye fare tё thjeshtё: ata nuk merren me rikonstruksionin e objekteve historike otomane, por me krijimin e njeriut otoman nё modelin neojeniҫer gylenist. Janё tё panumёrta shtёpitё qё shёrbejnё si celula rekrutimi pёr tё rinjtё shqiptarё nё Maqedoni dhe Kosovё. Tek ne mendohet tё jenё disa qindra. Dora e tyre qёndron pas tendencёs pёr deformimin e historisё dhe simboleve kombёtare. Blogje tё panumёrta sponsorizohen pёr tё imponuar kёto mendёsi.
Ёshtё njё perandori e fshehur qё kapjen e ka talent, dhe ekziston falё strukturave paralele qё krijon nё institucionet kryesore pёr tё mbrojtur njё aktivitet tё sofistikuar kriminal, i cili pёrfshin trafiqe, pastrim parash, evasion fiskal, konҫesione e tendera korruptive, rekrutim.. deri nё kapjen e shtetit dhe pikave strategjike tё tij.
Nё disa gjёra Ballkani ka mbetur po ai i vjetri. Ёshtё interesante sesi hapen disa dyer qё komunikojnё nё tё njejtat korente. Nё predikimin e tё premtes sё kaluar, nё njё nga xhamitё e Tiranёs, imami qё njihet nga besimtarёt si mbёshtetёs i Gylenit, nё predikimin e tij qё nuk kishte pёrkthyes ta zbёrthente, tha dicka tё pakuptueshme por qartazi: “nёse drejtuesit e shtetit prekin interetesat tona legjitimohet mosbindja ndaj tyre”.
Tezё kryekёput e ISSIsit. Po ҫ’lidhje ka me ne? Nuk di tё them ekzaktёsisht nё kishte qёllim grushtin e shtetit nё Turqi pak orё mё pas apo mbёshtetjen ndaj antivetingistёve. Megjithatё, tek tё dyja bashkё, gylenistёt qёndrojnё mё afёr se vёllezёrit siamezё.
Mjaftoi vetёm pak minuta nga mbrёmja e 15 korrikut tё grushtit tё shtetit nё Turqi qё disa media tek ne ta pagёzonin nё ekstazё hareje puҫin ushtarak si fundin e pushtetit Erdogan, i cili ishte ‘arratisur’, ndёrsa rreth orёs 1:15, kur u pa dёshtimi i tij, lanҫuan idenё se Erdogan mund ta kishte stisur vetё kёtё situatё.
A nuk patёn mundёsi tё lexojnё realitetin apo reagimin e popullit turk thua? Tё jetё vetёm mungesё profesionalizmi? Edhe nё kёtё rast ajo pjesё e manipulimit mediatik u fabrikua nga gylenistёt dhe rrjetet e tyre sociale, ku mё duhet tё them, jo pёr ҫudinё time, se figura tё KMSH sё dhe shkollave turke ishin shumё aktivё. Vetёm mediat e Asadit nё Siri dhe general Sisit nё Egjipt ishin nё tё njejtёn linjё.
Pavarёsisht se ҫ’mendim kanё pёr sjelljen politike tё Erdoganit, dhe nё kёtё pikё janё plotёsisht nё lirinё e tyre, nё anёn e Gylenit rreshtohen vetёm mendёsitё antivetingiste qё i bashkon shteti parallel, jo ai i sё drejtёs.
Tё rreshtohesh nё skalierёn e Gylenit nё kёtё rast do tё thotё tё zgjedhёsh Gomorran nё vend tё Renzit, apo ISIS nё vend tё humanizmit.
Tani, pas dёshtimit tё grushtit tё shtetit Turqi, Shqipёria vendi mё i kapur prej tyre, me infrastrukturёn tё ngritur, rrezikon tё jetё objektivi primar i gylenistёve pёr ngulur rezidendёn. Do ishte mirё qё nё kёto ditё tё nxehta, sikurse SHBA dhe BE po asiston pёr ngritjen e njё drejtёsie tё pavarur nё funksion tё shtetit tё sw drejtёs, shteti turk tё publikonte aktivitetin dhe lidhjet korruptive tё gylenistёve nё Shqipёri, si dhe strukturat e tyre paralele nё institucionet e shtetit tonё.
Sidoqoftё, antivetngistёt qofshin gylenoviҫ, gylenokov apo gylenistё, janё tё gjithё njёlloj, vetёm diҫka kanё nё dorё, tё bёjnё zgjedhjen e tyre se populli e ka bёrё tё vetёn. Botёn e kanё ҫuar pёrpara idealet kur rreth tyre bashkohen interesat, ndёrsa kёta, interesat e tyre po na i servirin si ideale. Qesharake, por me kosto nёse ndodh. (Javanews).