mrika

Babamusta: Mrika Krasniqi nderohet “Gruaja e Vitit” nga Kongresi Amerikan

Artistja dhe biznesmenja, Mrika Krasniqi është nderuar me titullin “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi Amerikan. Si një grua e jashtëzakonshme Mrika Krasniqi është nderuar për arritjet e saj në fushën e artit, filmit dhe të biznesit. Me 21 prill 2016 Senator Charles Schumer ka njohur Mrika Krasniqin për përpjekjet e saj ndërkombëtare për të forcuar lidhjet shumëpalëshe kulturore dhe biznesit midis SHBA-Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Itali. Me kërkesë nga Senatori Amerikan i New Yorkut Charles Schumer flamuri amerikan u ngrit mbi selinë e Kongresit Amerikan në Washington DC me datën 21 prill 2016 për Mrika Krasniqi, si “Gruaja e Vitit 2016”. “Këtë çmim ia dedikoj të gjitha grave pa dallim,” ka thënë Krasniqi për ATSH-në. Mrika Krasniqi është një artiste e jashtëzakonshme, një biznesmene e suksesshme, dhe një figurë udhëheqëse në zhvillimin e partneritetit midis artit dhe komuniteteve të biznesit në Nju Jork dhe jashtë vendit. Si një regjizore e talentuar dhe vizionare Mrika Krasniqi ka arritur sukses të madh në fushën e artit dhe biznesit, nëpërmjet punës së saj të palodhur, sidomos me tre projektet e saj madhështore që ajo ka udhëhequr: Konkursi Ndërkombëtar i Skenaristëve, Java e Filmit Shqiptar në New York, dhe Java e Modës Shqiptare në New York. Në vitin 2015 Mrika Krasniqi u nderua me titullin “Artistja e Vitit 2015” (Human Artist 2015) nga  Komuniteti Evropian e Artistëve hebrej në Paris, Francë.

Mrika Krasniqi është drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e “Nil Production”, Agjencia Shqiptare e Modës dhe e Javës së Filmit Shqiptar në New York. Ajo po ashtu është bashkë-themeluese e Organizatës Joqeveritare Different, e cila merret me projekte për të drejtat e njeriut, kundër dhunës në familje, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në bashkëpunim me USAID, UNDP, OSCE, Ambasadën Amerikane e të tjera.

Ajo  ka bashkëpunuar me studio ndërkombëtare të filmit si Zone X, Imagine-Picture, IDFA, National Geographic e të tjera. Ajo ka bashkëpunuar në dokumentarin “National Geographic Environment Protection Program” në Columbia dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …