Përurohet vepra. ”Krenari mbi Dhimbje për Dëshmorët”- e autores, Luljeta Telaku.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij tha”Kjo vepër po sjell në kujtesën tonë, krenari, dhimbje dhe historinë më të lavdishme, për Malishevën, Kosovën dhe popullin shqiptar ndër breza, prandaj, nëna të dëshmorëve, bashkëshorte, motra dhe vajza, përherë jemi bashkë me ju, se ju jeni dëshmia më e fortë e lirisë kombëtare sepse liria është vet gjaku i bijëve dhe bijave tuaja” Lavdi Dëshmorëve të kombit! Gëzuar !Ditën e Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Malishevës!
Në këtë përurim , folën edhe drejtori për kulturë, Fitim Shala, kryetari i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Metush Kryeziu, si dhe redaktoi i veprës, Hazir Luta ku citoi nga libri”Libri ka 16 rrëfime nga nënat e dëshmorëve, bashkëshortët dhe motrat, numër ky që simbolizon 16 qershorin, Ditën e Çlirimit dhe të dëshmorëve të komunës Malishevës”.
Në fund autorja falendëroi të pranishmit dhe ekipin që mundësoi finalizimin e libr, autorj u zotua që ky projekt dë të vazhdoj edhe me rrëfime të familjarëve të dëshmorëve.