Erza Xhemajl Fetahaj: 25 vite pa Ty! Për ironinë e fatit do të thotë 25 vite me mua. Gëzuar Ditëlindjen Babi

Erza, vajza e Heroit të Kombit Xhemaj Fetahaj, ka uruar Babin e saj në datëlindjen e 60. Me këtë rast ajo ka shkruar:

Duke menduar se çfarë do të më sjellë ky vit, krejt natyrshëm më vjen Ti nëpër mëndje.

25 vite pa Ty! Për ironinë e fatit do të thotë 25 vite me mua .

Unë tani jam rritur  dhe çdo vit, tortës sime i shtohet edhe një qiri me të cilin e shuaj edhe një vit pa Ty.

Por ky nuk është një tregim i dhimbshëm. Me këtë dua të them diçka të bukur. Të them se jam shumë krenare me Ty. Se të dua shumë.

Dhe më së shumti të dua për atë që e dije se me çfarë njeriu po na lenë pas.

Edhe pse Ti ke munguar dua ta dish se ne e patëm dhe e kemi Nënën ma të mirë në Botë. Ajo u kujdes që ne të mos na mungoj kurrë asgjë. Madje madje , ndoshta tingëllon dhimbshëm, por shpesh nuk ke munguar as Ti.

Dua të ta them se Ti mund të jesh krenar me neve,  më vjen keq që u privove nga njohja me ne dhe mundësia që të shohësh si u rritëm dhe sa të mirë jemi bërë. Duke e ditur që tu privua  dëshira Jote  e madhe që të ishe me ne dhe pranë nesh më bën të mërzitëm.

Gëzuar Ditëlindjen Babi ❤️🍻

Me plot dashuri

Erza

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçana

Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja. Sot, 21 ditë më vonë, ende jemi …