leoni

Esam Dabab dhe  Ahmed Al- Ashal pritën në takim z. Krasniqi

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, z. Vesel Krasniqi, sot u prit në takim, nga Esam Dabab, drejtor,  Ahmed Al- Ashal, menaxher i programeve, nga Qatar Charity- Kosova si dhe  Enes Berisha , sekretar. Nënkryetari, Krasniqi shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit të dyanshëm në mes të qeverisë komunale dhe Qatar Charity- Kosova, duke specifikuar nevojat e qytetarëve të Komunës së Malishevës, si zgjidhja me ujë të pijes, nevoja e disa familjeve për një mirëqenie më të mirë si dhe u bisedua për fushën e shëndetësisë dhe arsimit. Kurse  nga drejtori i Qatar Charity- Kosova, Esam Dabab premtoi që për disa nga projektet  më emergjente dhe në nevojë për qytetarët e Komunës së Malishevës, mund të fillojmë që nga ky vit kalendarik t’u mbështesim , ndërsa për projektet ku kostoja  është më e lartë do të fillojmë që nga viti i ardhshëm. Krasniqi u shprehi mirënjohje përfaqësuesve të Qatar Charity- Kosova për gatishmërinë e tyre për të na ndihmuar në rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë dhe për investime në projektet të mëdha, po ashtu të cilat shërbejnë për rritjen e mirëqenies së qytetarëve malishevas. Në këtë shoqërim të takimit ishte edhe  imami Shpëtim Kryeziu nga fshati Mleqan. Takimet e përbashkëta Qatar Charity- Kosova dhe qeveria komunale do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …