Gabriel Escobar

Escobar: Amerika mbetet e përkushtuar për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës e Hercegovinës

I dërguari i posaçëm i kryetarit amerikan për Ballkanin Perëndimor,  Gabriel Escobar,  iu drejtua me një fjalim Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara mbi angazhimin e administratës amerikane në rajon. Fokusi i fjalimit të tij ishte te çështja e Bosnjë-Hercegovinës, ku ai tha  se është e  nevojshme që të ndërpritet  retorika. Gjithashtu u theksua se stabiliteti afatgjatë kërkon një zgjidhje afatgjatë të mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Anëtarët e bordit thanë se ndikimi rus në rajon ishte i dukshëm dhe se metodat e destabilizimit ishin parë tashmë në pjesë të tjera të botës. Sa i përket Bosnjës dhe Hercegovinës, Escobar tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me Bashkimin Evropian për të zbatuar reformat e nevojshme. “Kërcënimet e fundit të Milorad Dodik ndaj institucioneve shtetërore janë të rrezikshme dhe janë kërcënim për Dejtonin dhe perspektivën evropiane të të gjithë qytetarëve boshnjakë. Ne punojmë ngushtë me aktorët dhe partnerët lokalë për të luftuar çdo përpjekje për t’u kthyer në të kaluarën e trazuar. Escobar saktësoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten të përkushtuara për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës e Hercegovinës, dhe arritjet  e mëdha gjatë 26 viteve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …