Gabriel Escobar

Escobar: Duhet të krijojmë një pakt të ri që t’i bëjë pakicat të ndjehen të përfaqësuara, të vlerësuara e të integruara

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë fjalës së tij në  Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, tha se konkurrenca etnike në korrupsion po vazhdon në Bosnjë e Hercegovinë dhe ky është shkaku i problemeve atje. Njerëzit nuk largohen nga vendi sepse nuk duan të jetojnë në një shtet multietnik, por për shkak të korrupsionit, tha përfaqësuesi i qeverisë amerikane, duke theksuar se në këtë marrin pjesë shumë parti në pushtet në rajon. Shumica e mosmarrëveshjeve në rajon vitet e fundit kanë të bëjnë me trajtimin dhe statusin e pakicave, qofshin kroatët në Bosnjë apo serbët në veri të Kosovës. Ne duhet të krijojmë një pakt të ri që do t’i bëjë pakicat të ndjehen të përfaqësuara, të vlerësuara dhe të integruara. Duke marrë shembull marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, Escobar tha se sukseset vijnë vetëm përmes unitetit të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, si në rastin e progresit të fundit në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha sukseset nga Dejtoni deri të shtunën e kaluar vijnë përmes unitetit të BE-së dhe Amerikës tha Escokar për mediet në Kroaci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …