Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka bërë të ditur se ka pasur një diskutim të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin lidhur me temat për të cilat kanë biseduan. Pas takimit me Kurtin, Escobar tha për mediet e vendimi i Bankës Qendrore për dinarin ka shkaktuar vështirësi për disa qytetarë të vendit. Shpresoj që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të martën, sa i përket rregullores së BQK-së”, tha Escobar, duke shtuar se vendimi i BQK-së ua ka vështirësi jetën qytetarëve serbë të Kosovës dhe se SHBA-ja është e shqetësuar. Duhet të pranoj se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash, e këto sfida janë për shkak të trajtimit të minoritetit serb, në Kosovë. Është çështje emergjente humanitare që duhet adresuar menjëherë. Shpresoj që Qeveria është pajtuar të jetë fleksibile në këto diskutime në dialog. Ndërkohë e kam përgëzuar kryeministrin për vendimin që ka marrë për Deçanin. Ishte vendim i vështirë, por i duhur”, ka thënë Escobar, gjatë vizitës në vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …