Gabriel Escobar

Escobar kërkon nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të shtyhet afati për tagrat edhe për dhjetë muaj

Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të shtyhet vendimi për targat. Ai ka deklaruar se është e rëndësishme që kur Amerika dhe Quinti të bëjnë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë. “Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit, dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë  e jona por edhe e pesë vendeve të Quintit, dhe për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato, mirëpo për shtyrjen e këtij vendimi nuk morën zotim nga Osmani e Kurti. Prandaj, ende po e pres këtë. Dua të sigurohem që njerëzit që janë të përfshirë në negociata të dëgjojnë një përgjigje pozitive për këtë kërkesë,  ka thënë Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …