Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor diplomati, Gabriel Eskcobar, ka treguar se i kishte ofruar Kosovës një fushatë të re të njohjeve, për t’i bindur vendet e ndryshme që Kosova ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme sipas Marrëveshjes së Ohrit. Ato kanë shpresuar edhe për dialogun strategjik SHBA-Kosovë, dhe se mezi presin që Kosova të futet në Partneritetin për Paqe të NATO dhe që të mbështesin kandidaturën e Kosovës për në BE. Por për këtë vit këto s’janë në tavolinë, dhe ka shprehur shpresë se mund të ndodhin në vitin 2024. E gjithë kjo sipas z. Escobar, meqë Kosova s’po e zbaton Marrëveshjen e Ohrit. “Nuk dua të flas për masat. Dua të flas për pasojat. Pra, tashmë Kosova po përballet me pasoja nga mosgatishmëria e saj për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian. Kështu që pas Ohrit, unë kisha diskutuar me qeverinë e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të nisin një fushatë të re njohjeje për të bindur vendet se Kosova kishte bërë gjithçka që ishte e nevojshme sipas marrëveshjes së Ohrit. Ne prisnim një dialog strategjik dypalësh; ne mezi presim një marrëdhënie më të ngushtë me NATO-n, duke përfshirë potencialisht Partneritetin për Paqe, dhe më pas mbështetjen e kandidaturës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Fatkeqësisht, për shkak se ne nuk kemi pasur ndonjë zbatim në Ohër, e gjithë kjo tani është jashtë tryezës. Unë do të doja, do të shpresoja që ne të mund ta bënim këtë në 2024.”, ka thënë Escobar për Pavlovic Today
