Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka marrë në mbrojtje emisarin europian, Miroslav Lajçak, pas akuzave të kryeministrit Albin Kurti për njëanshmëri në dialogun Kosovë-Serbi. Escobar tha se ishte alarmuar edhe nga sulmet personale që i ishin bërë Lajçakut në rrjetet sociale në Kosovë dhe thotë se për këtë çështje ia ka parashtruar një kërkesë presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë, ka thënë Escobar për Zërin e Amerikës. Duke komentuar deklaratat e Kurtit për Lajçakun, ai ka thënë se emisari europian gëzon besimin e plotë të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara. “Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga Qeveria e Kosovës, ka kërkuar Escobar.
Kontrolloni gjithashtu
Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës
Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …