Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “MINA”, ka thënë se Uashingtoni nuk do të hezitojë shfrytëzimin e mekanizmit të sanksioneve për të çuar mesazh të fortë për personat e korruptuar dhe për ata që destabilizojnë rajonin. Liderët ne Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale apo të partive të tyre. “Ne nuk do të hezitojmë të shfrytëzojmë sanksionet dhe mekanizma të tjerë për të çuar një mesazh të fortë për akterë të korruptuar dhe që destabilizojnë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë partnerë me ata që kanë qasje konstruktive dhe jo destruktive karshi të ardhmes së rajonit, që karakterizohet me anëtarësim në BE dhe në NATO si dhe ekonomi transparente dhe dinamike”. Escobar duke folur për Malin e Zi, ka deklaruar se është irrituese se si politikanë dhe aktorë të tjerë shfrytëzojnë çështjen e identitetit për të fituar poenë politikë. Ai thotë se një gjë e tillë pengon përparimin.
