Dërguari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka dhënë disa deklarata rreth dialogut Kosovë-Serbi në vigjiljen e takimit Kurti-Vucic të paraparë të mbahet më 18 gusht. Ai ka përmendur Asociacionin e komunave Serbe, për të cilën ka thënë se duhet zbatuar marrëveshja e nënshkruar dhe se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Escobar më tej ka theksuar se pritjet janë që të arrihet një marrëveshje e cila e ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, po ashtu që parandalon dhunën. Sot në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari serb, Aleksander Vuçiq, do të takohen me përfaqësues të BE-së dhe ata amerikanë në kuadër të dialogut.
