leoni

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Escobar përkrah BE-në dhe konsideron se një veprim i tillë i Kosovës është një eskalim i panevojshëm në një situatë të tensionuar

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me  vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës. Escobari ka thënë se sundimi i ligjit nënkupton edhe implementim të obligimeve ndërkombëtare dhe gjithashtu edhe vendimeve të gjykatave, siç është ai për Manastirin e Deçanit. Escobar ka thënë se edhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është pjesë e sundimit të ligjit. Escobari në bashkëbisedim me gazetarët ka thënë se  Kosova duhet ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe. Ai  ka cituar qëndrimin e BE-së, e cila  ka thënë se është jo-evropiane që të ndalohet lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve dhe për më tepër nuk ka as bazë ligjore. Emisari amerikan thotë se përkrah pozicionin e BE-së dhe konsideron se një veprim i tillë i Kosovës është një eskalim i panevojshëm në një situatë tashmë të tensionuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …