Diplomati amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, qasja e Shteteve të Bashkuara është që të vazhdojë të mbështes dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si një mënyrë për të gjetur zgjidhje. “Shpresojmë se do të mund të jemi partnerë të të dyja qeverive të Kosovës dhe Serbisë dhe mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku”, ka thënë Escobar. Ai këto komente i bëri gjatë një adresimi përmes videos në Budvë të Malit të Zi. Duke folur për Malin e Zi, diplomati lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara posedojnë mekanizma politikë dhe diplomatikë për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi. I pyetur në lidhje me qëndrimin e SHBA-së për ndikimin e partive pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, Escobar tha se duhet bërë një dallim midis pyetjes pro-serbe dhe asaj pro-ruse. Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer kah Perëndimi dhe të qëndrojë si pjesë e NATO-s, tha Escobar.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …