Është mbajtë kuvendi i KVRL-së në Deçan

Me organizim të Komunës se Deçanit, Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zyrtarit për Rini Mustafë Hasanaj, Kryetarit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal Liridon Iberhysaj, organizatave jo-qeveritare rinore në Deçan dhe Këshillave të Nxënëseve, u mbajt Kuvendi i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Deçan, në të cilin Kuvend mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, i cili shprehi mbështetjen për strukturat e reja rinore që do të zgjidhen në këtë kuvend, po ashtu ai u shpreh se çdo herë do të jetë i  gatshëm për bashkëpunim me të rinjetë e Komunës se Deçanit dhe do ti mbështes në të gjitha  format në mënyre që të arrijnë përfaqësim dhe realizim të kërkesave të tyre në të gjitha fushat shoqërore.

Në këtë Kuvend të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Deçan, ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave jo-qeveritare në Deçan, përfaqësues nga Komunitet, nga Këshillat e Nxënsave të Deçanit si dhe nga Qendra Rinore, ku u zgjedhë për Kryetare të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Deçan Leondra Istrefaj nga Strellci i Epërm, nxënëse në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” dhe anëtare në organizatën jo-qeveritare “Mbrojë të Drejtat Tua”, vullnetarë në Qendër Rinore në Deçan. Në këtë kuvend  u zgjedhën edhe strukturat përcjellëse si nënkryetarët e KVRL, Skifter Elezaj dhe Selmon Vishaj dhe sekretare Dafina Cacaj. Ky Kuvend i KVRL-së u mbështet nga Komuna e Deçanit, Kryetari i Komunës se Deçanit Rasim Selmanaj dhe OSBE.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …