Pas vendimit për ndalimin e vendosjes së një kryqi të lartë, afër 60 metra, në Butel të Shkupit edhe kampi i vendosur në shenj proteste është çmontuar. Ndërkohë, nga tereni raportohet se OSBE-ja ka qenë ndërmjetësuese për arritjen e marrëveshjes. Me këtë rast, nënkryetari i BDI-së, Ixhet Mexhiti, falënderon ata që iu përgjigjën thirrjes, duke shtuar se u ballafaquan me situata të vështira. Ishim bashkë deri në këtë momente të vështira, por ky mund yni nuk ishte i kotë, qëllimi u arrit. Megjithatë për detajet e marrëveshjes do ju njoftojmë nëpërmjet mediave nesër, se si do të zhvillohen, sonte unë me kaq ju falënderoj, tani është mirë të shkoni dhe të pushoni rahat. Ndërsa ne që jemi më afër, Butelit, Çairit, do të qëndrojmë ta demontojmë këtë, që ta lëmë këtë hapësirë, ashtu siç e kemi gjetur”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …