Mënyra e rritjes së suksesit në edukimin shkollor të fëmijëve mundësohet duke iu siguruar atyre një kohë të mirë në pushime dhe kohën jashtë orarit të shkollës. Në këtë aspekt, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtoreshën Bjondina Kleqka, janë kujdesur që të bëjnë një investim për fatosat e vegjël të shkollës “Bekim Sylka”, por edhe për fëmijët e lagjes, ku është bërë rregullimi i këndit të lojërave për fëmijë dhe parku rekreativ “Bekim Sylka”. Më shumë sesa mbështetje, një investim i tillë tregon se qeverisja jonë është e përkushtuar të krijojë mjedise të tilla, ky nuk do të jetë projekti i vetëm, pasi që Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport do të bëjë edhe të tjera investime në infrastrukturë kulturore dhe në kënde të lojërave për fëmijë, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.