Është çështje javësh përfundimi i punimeve dhe lëshimi në funksion i Fabrikës së Ujit në Talinoc të Muhaxherëve

Është çështje javësh përfundimi i punimeve dhe lëshimi në funksion i Fabrikës së Ujit në Talinoc të Muhaxherëve të komunës së Ferizajt, projekt ky strategjik e jetësor që i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm fshatrave Sojevë, Dardani, Zllatar, ndërsa rrit kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm edhe për fshatrat Talinoc i Muhaxherëve, Fshat i Vjetër, Bibaj dhe zona të tjera të qytetit të Ferizajt. Për ti pa nga afër punimet ishte për vizitë kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili i falënderoi punëtorët për angazhimin e tyre në realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti, i cili është jetik për qytetarët e komunës së Ferizajt, ai u shpreh optimist se ky projekt po të përfundoj shpejt dhe do u jep zgjidhje problemeve me ujë të pijes një numri të konsiderueshëm të qytetarëve ferizajas.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …