Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm është djegur billbordi i vendosur në fshatin Kishnicë të komunës së Graçanicës. Këtë e ka konfirmuar Granit Gashi, përfaqësues i shqiptarëve në këtë komunë me shumicë serbe. “Baneri është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit. Kryetari kriminel dëshiron te nxit konflikt etnik përmes djegies së këtij billbordi që për ne ka vlerë të madhe”, ka thënë ai.
