Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se është e pakuptueshme dhe antidemokratike që drafti i Asociacionit, të cilin e ka pranuar kryeministri Albin Kurti, mbahet i fshehur dhe nuk i tregohet opinionit publik. Ai ka thënë se e ka parë një draft të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe, por nuk ka dashur ta komentojë pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Unë e kam lexuar draftin. Por pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe që thotë kryeministri Kurti ky është drafti që e kam pranuar, nuk ma merr mendja që do të duhej komentuar. Përtej asaj se çka është në përmbajtje, për mua është shumë me rëndësi zotimi qeveritar. Dhe është e pakuptueshme dhe antidemokratike që ky draft të mbetet më tutje i fshehur dhe të mos i tregohet opinionit publik për një temë e cila është shumë e rëndësishme”, ka thënë Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …