leoni

Diaspora solidarizohet me vendlindjen, për një ditë dhurohen afër 100 mijë euro për fondin emergjent

Është e turpshme që në një vend të varfër siç është Kosova, kategoria më e pasur e njerëzve të jenë politikanët

Profesioni më fitimprurës në Kosovë vlerësohet të jetë politika. Sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, disa zyrtarë të partive politike apo zyrtarë në institucione të larta, qofshin ato qendrore apo lokale, janë tashmë milionerë me pasuritë e tyre, kurse të tjerë hyjnë në kategorinë e njerëzve të pasur. Edhe pse pagat e zyrtarëve të lartë shtetëror në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit sillen mbi 13 mijë euro në vit, pasuria e patundshme e deklaruar paraqitet prej qindra mija eurosh apo edhe pasuri milionëshe.  Paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç ndërsa pagat maksimale  mbi 4000 euro.  Mospërputhshmëria në mes pagës që marrin dhe pasurisë së deklaruar, sipas shoqërisë civile, krijon hapësirë për dyshime për pasuri të paligjshme. Është shumë e turpshme që në një vend të varfër siç është Kosova, kategoria më e pasur të jenë politikanët ose bartësit e institucioneve publike. Përderisa dihet se në çfarë gjendje jeton populli i Kosovës, në çfarë varfërie jetojnë qytetarët, kur dihet paga mesatare, cila është shuma për pensione, pagat në sektorin privat, thuhet në një analizë të Radios-Evropa e lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …