Është eliminuar edhe një terrorist tjetër

Burime nga terreni kanë njoftuar se është eliminuar edhe një terrorist tjetër. Dëshmitar okular kanë deklaruar për Radion Kosova e Lirë se terroristi është eliminuar afër një çerek para orës 23.00. Po ashtu kanë njoftuar se pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të jenë në gjendje të lartë gatishmëria për t’u përball me ndonjë sulm tjetër të papritur kundër tyre. Burime nga vendi i ngjarjes po ashtu kanë njoftuar se pas përballjes me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, terroristët e armatosur me armë të rënda dhe mjete të blinduara, më shumë kanë bërë përpjekje të ikin nga fshati Banjskë se sa të përballen me pjesëtarët e kësaj njësie. Dëshmitar okular kanë thënë më tutje për Radion Kosova e Lirë se në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar ende pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe shihet se kanë një përgatitje dhe motivim të jashtëzakonshëm për t’iu përgjigjur me një profesionalizëm fascinues çdo të papriture apo sulmi ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …