Është hapur Çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti

Pas një renovimi të objektit të çerdhes së fëmijëve në Viti, ka filluar punën ky institucion, i cili ndonëse me një javë vonesë për shkak të punimeve që janë kryer aty, tani do të jetë në funksion të edukimit të fëmijëve. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, kanë vizituar këtë Institucion parashkollor, me ç’rast kryetari Haliti është shprehur se Institucionet komunale do të jenë të përkushtuara për ofrimin e kushteve sa më të mira në arsim, posaçërisht në rregullimin e infrastrukturës shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …