Është inauguruar Qendra Rinore e Kompleksi Turistik “Fitnete Ramosaj” në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku dhe kolegët, bënë inaugurimin e Qendrës Rinore te Kompleksi Turistik “Fitnete Ramosaj”, në Deçan. Kjo qendër rinore do të ofrojë hapësira të reja rekreative dhe kulturore për të rinjtë e Komunës së Deçanit dhe nga e gjithë Kosova, ku mund të përdoret gjatë tërë vitit për aktivitete kulturore e sportive, e që për më tepër, mundëson gjithashtu prezencën dhe aktivizimin e të rinjve në ambient natyror. Në këtë qendër tani e tutje do të funksionon Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Ansambli i Këngëve dhe Valleve, KVRL-ja dhe do të jetë në funksion për të gjitha Organizatat Joqeveritare të rinisë dhe sportit. Kryetari Ramosaj është shprehur falënderues ndajë  Ministrit Çeku për realizimin e këtij projekti dhe për zotimin në mbështetje të ndërtimit të pishinës gjysmë-olimpike dhe sallës së fitnesit.

May be art of 2 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …