Shpend Ahmeti

Është intensifikuar lufta speciale ndaj Vetëvendosjes dhe kundërshtarëve të tjerë, thotë Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas arrestimeve të gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka deklaruar se me daljen e përgjimeve dhe me shtimin e pakënaqësisë ndaj qeverisë në Kosovë, është intensifikuar lufta speciale ndaj Vetëvendosjes dhe kundërshtarëve të tjerë. Ahmeti fton qytetarët të qëndrojnë bashkë, sepse bashkë do ta sjellim fundin e kësaj Qeveria. Nuk ka presion qe na zbraps, sulm që na dobëson, inskenim që na ndal. Fundi po ju vjen, ka shkruar Shpend Ahmeti, në reagimin e tij pas arrestimeve të kryera nga Policia, e cila me urdhër të Prokurorisë Speciale ka arrestuar 6 aktivistë të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …