leoni

Është mbajt edicioni i gjashtë i panairit tradicional në Deçan ,,Deçani 2018,,

Është mbajt edicioni i gjashtë i panairit tradicional në Deçan ,,Deçani 2018,,. Është viti i gjashtë i këtij panairi i cili mbahet në kuadër të shënimit të ditëve të diasporës nën moton ,,Bashkatdhetarë mirë se erdhët Deçani ju mirëpret,,. Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe  produkteve tradicionale, jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera, këtë vit është mbështetur vetëm nga komuna e Deçanit, Zyra e Diasporës. Hapjen zyrtare të panairit e bëri i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj,  Zëvendësministren e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra, përfaqësues nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë dhe Zyra e Diasporës, kryetar i komunës së  Ulqinit Loro Nrekiq, nënkryetarja e komunë së Ulqinit Hatixhe Gjoni dhe bashkëpunëtorët tjerë. Panairi i dyditor do jetë mundësi e mirë e bizneseve që ti prezantojnë produktet e tyre, por edhe të krijojnë mundësi të sigurimit të tregut në të ardhmen, për produktet e prezantuara këtu. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në  hapej të panairit tha se: “Këto ditë jemi përkushtua dhe jemi mundu mjaft që me i tregu krejt popullit të Deçanit e në veçanti Kosovës se Deçani ka një perspektivë. Deçani ka një perspektivë sepse është një ndër komunat që lidhet me dy shtete fqinje, Malin e Zi dhe Shqipërinë, dhe që duke e pas një jetë të vështirë nuk kemi mundur me shti në funksion potencialet dhe resurset që i kemi të përbashkëta e që është edhe koncept i  Bashkimit Evropian, Evropës Euro-Atlantike, për integrime evropiane dhe për zhvillimin e këtij rajoni”, ka thënë ai. Ndërsa kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq tha se, ,,Sot jemi bashkë  këtu  në Deçan të ndajmë një panair që ka vlera kulturore e tradicionale, vlera shumë të rëndësishme  ne kur jemi këtu jemi ën shtëpinë tonë mbase tash e sa vite edhe jemi të binjakëzuar dhe po mundohemi që aktivitete  ti realizojmë së bashku’’. Në këtë panair për dy ditë radhazi për nderë të pritjes së bashkatdhetarëve, bizneset vendore promovuan produktet dhe shërbimet që i ofrojnë duke filluar nga Komuna e Deçanit, Komuna e Ulqinit, Velipoja, Juniku, me rroba tradicionale nga Isniqi dhe Zahaqi, Agjensioni Mikrofinanciare AFK, mjalti deçanas nga bletarët e Prilepit, prodhues të bulmetit, pemëve dhe perimeve, Mjedrat Llukë e Epërme ,Veraria Stone Castle, Kompania e frutav thata K-Nuts, Shtepia botuese “Bota Shqiptare”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …