leoni

Është mbajt mbledhja e fundit e asamblesë komunale për vitin 2020 në Deçan

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e XII-të të rregullt dhe të fundit për vitin 2020 të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve u debatua për shumë pika me rëndësi për Komunën e Deçanit.

Për këtë seancë ishte propozua ky rend punë :

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për periudhën 2021-2025,

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Deponinë e Mbeturinave Inerte për Komunën e Deçanit,

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Qendrën e Grumbullimit dhe Magazinimit të Mbeturinave të Vëllimshme,

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Model Kodi i Etikës të Komunës së Deçanit,

  6. Shqyrtimi ne parim i Planit te Integritetit,

  7. Shqyrtimi i Raportit të Përformancës për vitin 2019,

  8. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve TM3/2020 Korrik-Shtator,

  9. Të ndryshme

Para miratimit të rendit të ditës për diskutim në të ndryshme ishin propozuar që të diskutohen

  1. Propozim –vendim për dhënien e pëlqimit për regjistrimin e objekteve të reja të cilat janë ndërtuar mbi tokën komunale të dhënë në shfrytëzim.

  2. Lirimi nga pagesa e taksës komunale taksistet ( transportuesit publike) që operojnë në Komunën e Deçanit në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2020 dhe gjashtë mujorin e parë të vitit 2021.

Stimulim apo mbështetje me një shumë simbolike personat e prekur me COVID-19 dhe ata të cilët kanë humbur familjar e tyre nga ky virus në komunën e Deçanit. Me këto propozime për diskutim është aprovuar edhe rendi i punës. Pas aprovimit të rendit të ditës fillimisht është bërë prezantimi i projektit ideor ( për ndërtimin e shtëpisë së pleqve dhe spitalit kirurgjik në Deçan. nga bashkatdhetari Avdi Tafilaj i cili jeton në Gjermani, projekt ky që kapë vlerën e mbi 10 milion €, mbetët të shihet si mundësi për gjetje të një parcele komunale për ndërtim.

Pikat 2, 3 dhe 4 janë votuar unanimisht nga asamblistët, mbase këto tri dokumente i janë nënshtruar edhe diskutimeve publike po ashtu janë inkorporuar të gjitha sugjerimet e dhëna gjatë diskutimeve. Pika e 5-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimin e Model Kodit të Etikës të Komunës së Deçanit, ani pse kjo pikë e rendit të ditës ishte diskutuar edhe më herët, është diskutuar dhe votua nga asamblistët, ndërsa është ngritë edhe një komision që parashihet në kodin e etikës ku do të bëjë vlerësimin se a po zbatohet apo jo: Sipas Kodit të etikës komisioni përbëhet nga dy përfaqësues të asamblesë, 1 ekzekutiv komunal, dhe dy qytetarë me integritet ndërsa sot janë propozuar që pjesë e këtij komisioni të jenë:

  1. Besjana Ukëhaxhaj-AAK

  2. Albes Cacaj-LDK

  3. Musa Stojkaj –Qytetarë

  4. Nurije Cacaj –Qytetare

Ekzekutivi komunal do ta plotësoi me një anëtar në ditët në vijim. Seanca ka vazhduar më pikën e 6-të të rendit të ditës, ku është diskutuar për Planin e Integritetit, ky projekt-plan sot ka marr mbështetjen e Asamblesë për të ju nënshtruar proceduarve të mëtutjeshme. Pika e 7-të e rendit të ditës meqenëse nuk ishte prezent zyrtari përgjegjës i përformacës do të diskutohet në seancën e parë të vitit 2021. Pika e 8-të, mbase nuk votohet vetëm është diskutua nga asamblistët, po ashtu janë dhënë edhe përgjigje nga Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj.

Në të ndryshme:

1. Lirimi nga pagesa e taksës komunale taksistet ( transportuesit publike) që operojnë në Komunën e Deçanit për vitin 2020. Ky propozim është përkrah nga asamblistët pas dhënies së arsyeshmerisë nga Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje e Shpëtim Izet Zenuni, Lirimi nga pagesa e taksës në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.Propozim –vendim për dhënien e pëlqimit për regjistrimin e objekteve të reja të cilat janë ndërtuar mbi tokën komunale të dhënë në shfrytëzim, ky propozim ka marrë edhe miratimin e Asamblistëve. Stimulim apo mbështetje me një shumë simbolike personat e prekur më COVID-19 dhe ata të cilët kanë humbur familjar e tyre nga ky virus në komunën e Deçanit. Sa i përket propozimit për Stimulim apo mbështetje financiare me një shumë simbolike personat e prekur më COVID-19 dhe ata të cilët kanë humbur familjar e tyre nga ky virus në komunën e Deçanit, për këtë duhet të shikohen mundësit buxhetore të prezantohet lista e personave në seancën e parë për vitin 2021, do të shikohet mundësia të diskutohet dhe të miratohet një shumë që përcaktohet sipas mundësive buxhetore që ka komuna e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …