Është mbajt mbledhja e I-rë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit për vitin 2020, në mbledhje merrnin pjesë, kryesuesi i Kuvendit, Haki Shehaj, i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe KFOR-it dhe monitorues dhe shoqëri civile.
Për mbledhje u propozua ky Rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2020,
-
Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2020,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores Komunale për transparencë,
-
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve për vitin 2020,
-
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Zyrës për komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane për vitin 2020,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Statutit të Ansamblit artistik të këngëve dhe valleve;
-
Marrja e vendimit për rritjen e buxhetit komunal të vitit 2019 nga të hyrat vetanake të vitit 2019;
-
Të ndryshme.