E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit, Haki Shehaj, është mbajte mbledhja e II-të e rregullt e Asamblesë komunale. Për këtë mbledhje ishte propozua ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Zëvendësimi i delegatit Qazim Maloku me delegatin e radhës, Milazim Mushkolaj nga subjekti politik AAK dhe dhënia e betimit,
-
Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2017 në vitin 2018,
-
Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë për caktimin e taksës vjetore për lëshimin e lejes ndërtimore,
-
Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë për Hapjen e rrugës së re që lidhë rrugën “Himë Mushkolaj-Haxhi Mushkolaj” në Zonën Urbane,
-
Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për Arsim dhe marrja e Vendimit për ndarjen e pronës së dy shkollave të mesme në Deçan,
-
Ngritja e Komisionit për formimin e planit zhvillimorë të arsimit.
-
Të ndryshme.
Para se të miratohej rendi i punës Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dha sqarimet e duhura lidhur më diskutimin e pikës së 5-të të rendit të ditës me Shqyrtimin e kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë për hapjen e rrugës së re që lidhë rrugën “Himë Mushkolaj-Haxhi Mushkolaj” në Zonën Urbane, mbase në Komitetin për Politikë dhe Financa ishte rekomanduar që të hiqet nga rendi i ditës dhe të mos diskutohet në mbledhjen e Asamblesë. Pas sqarimeve nga kryetari Ramosaj, kjo pikë është hedhur në votim nga kryesuesi ku më shumicë votash rikthehet për diskutim në këtë mbledhje. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është vazhduar më pikët e rendit të ditës ku është bërë zëvendësimi i një anëtari të Asamblesë komunale Qazim Maloku me delegatin e radhës, Milazim Mushkolaj nga subjekti politik i AAK –së. Seanca ka vazhduar më piken e rendit të ditës lidhur më orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2017-për vitin 2018 . Drejtoresha për buxhet dhe Financa Syzana Mustafaj, bëri të ditur se komuna e Deçanit në mbylljen e vitit fiskal buxhetor 2017 ka pasur në sistemin e SIMFK-së shumën pre 111,257.74€ nga të hyrat vetanake të cilat kanë mbetura te pa shpenzuar, kjo si rezultat i mjeteve të arkëtuara në muajin nëntor-dhjetor 2017. Ndërsa si propozim për ridestinim të të hyrave vetanake të vitit 2017 të bartura në vitin 2018 është: Kujdesi Primar Shëndetësor në kategorinë paga dhe mëditje shuma 14,213.13€. Zyra e Kryetarit –Subvencione dhe transfere, shuma 20,000.00€ për garat e skijimit ,,Kupa e Gjeravices 2018” që do të mbahen në Bjeshkën e Belegut me 3 mars 2018. Shërbimet Publike Infrastrukturë Rrugore, Kategoria Shpenzime kapitale shuma prej 77,044.61€ të dedikuara për shpronësimin e pronave private. Më rekomandim të kryesuesit të asamblesë Haki Shehaj, më shumicë votash është aprovuar edhe kjo pikë e rendit të ditës.
Pika e 4-të e rendit të ditës është miratuar nga të gjithë asamblistët.
Pika e 5-të e rendit të ditës ngjalli debat tek asamblistët e opozitës të cilët edhe e braktisen seancën mbase nuk deshën të jenë pjesë e diskutimit të mëtutjeshëm të pikave të rendit të ditës. Seancën e braktisën asamblistët e PDK-së, me iniciativë të asamblistit Mon Selmonaj, ndërsa iu bashkuan edhe asamblistët e LDK-së më përjashtim të asamblistit Besnik Lokaj, ndërsa dy anëtaret e VV-së nuk ishin prezent nga fillimi i seancës. Më shumicë votash është aprovuar pika e rendit të ditës lidhur me ndarjen e pronës së Gjimnazit ,,Vëllezërit Frashëri ’’dhe SH.M.T,, Tafil Kasumaj’’. Në pikën e 7-të të rendit të ditës Drejtori i DKA-së Qazim Maloku kërkoi që të ngritët një komision për formimin e planit zhvillimor të arsimit, siç vijon:
-
Qazim Maloku –Drejtor i DKA-së
-
Xhevat Bozhdaraj-Kryetar i Komisionit
-
Hysen Balaj- Drejtor Shkolle –Anëtar
-
Enver Osdautaj –Profesor –Anëtar
-
Sanije Thaqi- Profesoresh-Anëtare
-
Fatjeta Ramaj- asambleiste -AAK
-
Nje nga opozita ?