E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj, është mbajte mbledhja e III-të e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Për këtë seancë ishte parapa ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i iniciativës së Kryetarit të Komunës së Deçanit për financimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkomunal në mes Komunës së Deçanit dhe Komunat:Pejë, Gjakovë dhe Junik.
-
Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pika e rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i iniciativës së Kryetarit të Komunës për financimin e projekteve të bashkëpunimit ndër komunal në mes Komunës së Deçanit me Komunat: Pejë, Gjakovë dhe Junik, dhe pas sqarimit të duhur nga Drejtoi i Urbanizmit Ramë Melaj, lidhur më rendësin e këtij bashkëpunimi ndër komunal, kjo pikë e rendit të ditës është votuar unanimisht nga të gjithë Asamblistët. Në të ndryshme më rekomandim të KPF-së janë miratuar dy kërkesa për mbështetje financiarë
-
Mbulimin e shpenzimeve të K.H.,,Jusuf Gërvalla” Deçan, për kampionatin 2018/2019 vlera e shumë 7,375.00 euro
-
Mbulimin e shpenzimeve për K.F,,Besa” Irzniq, për sezoni vjeshtorë 2019/2020 në vlerë 6,350.00 euro.