Është mbajt mbledhja e IV-të e rregullt e Asamblesë Komunale të Deçanit, për këtë mbledhje ishte propozua ky rend pune.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Zëvendësimi i delegatit Albert Kurtulaj me delegatin e radhës, Shkelqim Berisha nga subjekti politik LDK dhe dhënia e betimit,
-
Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për ndryshimin e Vendimit për të hyrat e bartura,
-
Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për tre mujorin e parë të vitit 2016,
-
Plotësimi i Komitetit të Komuniteteve,
-
Të ndryshme.
Posë këtyre pikave të rregullta të rendit të ditës nga asamblistët, në të ndryshme janë propozuar edhe disa pika për diskutim në këtë seancë ku ndër to ishin:
Diskutimi lidhur më zonimin e bjeshkëve dhe ndarjen e kufirit kadastral mes komunës së Deçanit dhe Junikut kjo kërkesë ka ardhur nga Asamblisti Bilall Haderxhonaj,
Kërkesa e Imer Thaqit nga AAK të, ku komuna të merr obligim për heqjen e shpenzimeve për ceremonitë mortore në gjithë komunën e Deçanit.
Të shqyrtohet mundësia e nxjerrjes së një vendimi për mbylljen e lojërave të fatit në komunën e Deçanit,
Ramadan Tahiraj nga LDK-ja, ngriti si shqetësim ujërat e zeza në fshatin Strellc konkretisht në lagjen e Jusaj, po ashtu dhe në disa lagje tjera.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar kryesuesi i asamblesë z.Jashar Dobraj, lexoi edhe deklaratën e betimit për asamblistin Shkelqim Berisha, i cili nga kjo seancë do te jetë pjesë e Asamblesë komunale në Deçan, duke zëvendësuar asamblistin Albert Kurtulaj.
Në pikën e radhës të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e propozimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për ndryshimin e Vendimit për të hyrat e bartura, drejtori i këtij dikasteri Agron Demukaj, dha sqarimet e duhura lidhur më këtë pikë të rendit të ditës për të vazhduar më pikën e radhës lidhur më Shqyrtimin e raportit analitik të shpenzimeve për tre mujorin e parë të vitit 2016 edhe për këtë pikë të rendit të ditës, Demukaj vazhdoi duke dhënë raport para delegatëve lidhur më shpenzimet për tre mujorin e parë të vitit 2016, mbase kjo pikë e rendit të ditës nuk miratohet, vetëm sillet raporti për transparencë, nga asamblistët janë dhënë rekomandime, që ekzekutivi komunal të jetë edhe më i kujdesshëm në shpenzimin e parasë publike dhe nga këtu është nxjerrë një komision që të vendosni për ndarjen e subvencioneve.
Ky komision miks në përbërje prej 5 anëtarëve ka këtë përbërje
-
Enver Likaj –AAK
-
Fatmir Kurmehaj-LDK
-
Merita Binakaj-PDK
-
Agron Demukaj –Drejtor për Buxhet dhe Financa dhe
-
Një anëtar nga KVRL-ja që do të plotësohet më emër në javën e parë të muajit Maj