Është mbajt mbledhja e IV-të e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

E udhëhequr nga Kryesuesi i Asamblesë komunale në Deçan Haki Shehaj, është mbajt mbledhja e rregullt e Asamblesë Komunale me disa pika të rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhduar  më pikat e rendit të ditës. Pika e dytë e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimin e propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Deçanit, ndonëse për këtë pikë të rendit të ditës është formuar edhe komisioni për plotësim ndryshimin Statutit, është mbajt debat publik dhe komisioni ka krye punën e tyre, kjo pikë e rendit të ditës nuk është  votua. Më 17 vota pro 6 kundër dhe 2 abstenime nuk kalon. Mbase nuk kalon kjo pikë e rendit të ditës anëtari i komisionit Halil Tolaj dha dorëheqje nga ky komision duke konsideruar se puna e tyre nuk është vlerësuar mbase edhe vet anëtaret e komisionit nga opozita nuk e dhanë votën e tyre. Pika e tretë e rendit të ditës  lidhur më Shqyrtimin e Projekt- Rregullores për Përdorimin e Automjeteve Zyrtare të Komunës së Deçanit, ka marrë besimin në parim për të ju nënshtruar  proceduarve të mëtutjeshme. Për pikat e rendit të ditës  4 dhe 5, sqarimet e duhura dha drejtoresha për buxhet dhe financa Syzan Mustafaj ndërsa  janë dhënë edhe vërejtjet dhe sugjerimet nga deputetet këto dy pika të rendit të ditës vetëm diskutohen dhe nuk votohen. Seanca ka vazhduar më piken e 6-të të rendit të ditës lidhur më Marrjen e Vendimit për formimin e Komisionit të Aksionarëve të N.P.”Higjiena”sh.a. Kjo pikë e rendit të ditës është diskutuar për formin e komisionit ku në afat prej 8 ditësh do të sillen propozimet në sekretari për komision ku do të ketë përbërje nga deputetet dhe propozimet direkte nga kryetari i komunës. Pika e 7-të e rendit të ditës është votua unanimisht. Po ashtu edhe pika e 8-të e rendit të ditës ka marre vota e të gjithë asamblistëve. Ndërsa pika e 9-të e rendit të ditës  është votuar pjesërisht, votat unanime ka marrë emërimi i rrugës “Salih Zenun Vokshi”, në fshatin Voksh, ndërsa për  Riemërtimin e SHMT ,,Tafil Kasumaj’’ sqarimet lidhur më proceduarat e mëtutjeshme i dha drejtorit të Arsimit Qazim Maloku për ligjshmërinë e kërkesës për riemërtim të shkollës teknike nga komisioni për emërtimin e rrugëve shesheve dhe rrugicave ndër të tjera thotë se: Këshilli i shkollës është i vetmi organ që i drejtohet më kërkesë DKA-së për emërimin e institucioneve shkollore, pastaj DKA-ja e përcjellë ne MASHT për proceduar të mëtutjeshme më tre emra të propozuar. Në të ndryshme është aprovuar kërkesa e KF,,Deçani’’ për sezonin verorë  për ndarjen e mjeteve në vlerë prej  10.500.00€.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …