Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajt mbledhja e IV-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Për mbledhje janë propozuar këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 19.05.2020,
-
Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023,
-
Shqyrtimi i raportit për aktivitetet e Komunës gjatë kohës së pandemisë Covid-19,
-
Vlerësimi ekonomik i ndikimit të pandemisë COVID-19,
-
Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për projektin Zhvillimi i shtegut të ngritjes sportive “Via Ferrata Deçani”, në shumën prej 20,000.00 €,
-
Propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në bashkë-financim me K.R.U. ,,Drini i Bardhë”, në shumën prej 11,000.00 €,
-
Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Rastavicë, në ngastrën kadastrale nr.P-722-0,
-
Shqyrtimi i kërkesës së OVL në Deçan për emërimin e vendit Batalioni Gardist “Shkëlzen Haradinaj”në vendin e rënies të 16 Dëshmorëve në Bjeshkë të Belegut,
-
Plani i Veprimit për Komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom në Komunën e Deçanit 2020-2022,
-
Shqyrtimi i kërkesave,
-
Të ndryshme.