Është mbajt mbledhja e IX-të e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

Bazuar në nenin 43.1 dhe  nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040  dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit, të enjten është majtë mbledhjen e rregullt.

Për këtë mbledhje ishte parapa ky rend pune:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

Shqyrtimi  dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2017,

Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së tatimit në pronë për vitin 2017,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit dhe marrja e vendimit për  ofertën e përzgjedhur në bazë të konkursit publik për dhënie në shfrytëzim afatgjatë

(99 vite)të pronës komunale-Lloti nr.6,

Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe marrja e Vendimit për rrënimin e objektit të ish pompës së benzinës “INA” në qendër të qytetit të Deçanit, si dhe

Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar janë diskutuar të gjitha pikat e rendit të ditës.  Pika e dytë e rendit  të ditës lidhur më Shqyrtimin  dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2017, ngjalli debat tek të gjithë asamblesë  si nga pozita dhe opozita,  ky planifikim buxhetor për vitin  2017 është votuar më 15 vota pro nga pozita ndërsa 11 kundër nga opozita.

Me vota unanime është votuar pika e tretë e renditë të ditës .

Pika e katërt e rendit të ditës lidhur më  Shqyrtimin e Rekomandimeve të Komisionit dhe marrja e vendimit për  ofertën e përzgjedhur në bazë të konkursit publik për dhënie në shfrytëzim afatgjatë (99 vite)të pronës komunale-Lloti nr.6,.

Kjo pikë e rendit të ditës është diskutuar  nga pjesa më e madhe e asamblistëve ndërsa më  shumicë absolute të votave edhe kjo pikë e rendit të ditës ka kaluar.

Po ashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për Shqyrtimin e propozimit të Kryetarit të Komunës dhe marrja e Vendimit për rrënimin e objektit të ish pompës së benzinës “INA” në qendër të qytetit të Deçanit, edhe kjo pikë e rendit të ditës më shumicën absolute të votave është miratuar.

Në të ndryshme është diskutuar serish për funksionimin e Basteve apo lojërave të fatit. Kuvendi ka kërkuar nga drejtoria për inspeksion të raportoi në mbledhjen e muajit Tetor për  funksionimin e tyre

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …