E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehu, të mërkurën është mbajt mbledhja e parë e Asamblesë Komunale në Deçan. Pas Miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është vazhduar më pikën e rendit të ditës lidhur më shqyrtimin e vendimit për formimin e KPF-së dhe Rekomandimin e MAPL-së. Mbase KPF-ja është ndërtuar që në ditën e parë të konstituimit të Asamblesë Komunale, subjektet politike kanë dhënë edhe propozimet e tyre për anëtaret e KPF-së, kuvendi nuk ka të planifikuar mjete shtesë për rritjen e numrit të anëtarëve dhe KPF-ja do të mbetet në atë përbërje. Pika e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe aprovimin e Planit të punës së Kuvendit për vitin 2018, është votuar unanimisht nga të gjithë asamblistët, po ashtu edhe pika e 4-të e rendit të ditës lidhur më marrjen e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2018, është aprovuar unanimisht. Seanca ka vazhduar më pikat e rendit të ditës lidhur më Marrjen e Vendimit për inicimin e procedurave për hartimin (revidimin) e Planit Zhvillimorë Komunal. Kjo pikë e rendit të ditës ka marrë sqarimet e duhura nga Drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj lidhur më rendësin e kësaj pike.
Nga ky takim është nxjerrë një Komision prej 7 anëtarëve nga subjektet politike dhe nga ekzekutivi komunal.